Transmetuar më 24-11-2020, 06:40

Zbulim historik mund të konsiderohet ai që kanë arritur shkencëtarët izraelitë. Ata thonë se kanë arritur të përmbysin me sukses procesin biologjik të plakjes, duke përdorur vetëm oksigjen.

Një ekip shkencëtarësh nga fakulteti i Mjekësisë dhe Neuroshkencës në universitetin e Tel Avivit në Izrael në bashkëpunim me një ekip nga Qendra Mjekësore Shamir, të udhëhequr nga fizikan, Prof. Shai Efrati, kanë arritur të realizojnë ndaljen apo vonimin e procesit të plakjes.

Ata morën 35 persona, meshkuj dhe femra të moshave 64 vjeç e lart, të cilët nuk vuanin nga sëmundje domethënëse dhe u vendosën në dhoma me presion.

Aty, atyre u është dhënë oksigjen i pastër për 90 minuta në ditë. Kjo është përsëritur për pesë ditë të një jave për 60 ditë.

Kjo bëri që jo vetëm procesi i plakjes të vonohej, por në të vërtetë të përmbysej.

Efrati tha se këta 35 persona mbi moshën 64 vjeç që ishin të përfshirë në studim, morën terapi hiperbarike me oksigjen (HBOT) duke përdorur 100% oksigjen në një presion mjedisor më të lartë se një atmosferë absolute. E gjitha kjo u bë për të rritur sasinë e oksigjenit të tretur në indet e trupit.

Çdo 20 minuta, pjesëmarrësve iu kërkua të hiqnin maskat e tyre për pesë minuta, duke sjellë oksigjenin e tyre përsëri në nivelet normale.

Gjatë kësaj periudhe, studiuesit panë që luhatjet në përqendrimin e oksigjenit të lirë u interpretuan në nivelin qelizor si mungesë e oksigjenit – në vend që të interpretonin nivelin absolut të oksigjenit.

“Luhatja e oksigjenit që ne krijuam është ajo që është e rëndësishme”, tha dr. Efrati për The Jerusalem Post. “Gjatë këtij procesi, rezultoi një sasi e pakët e oksigjeni, e cila shkaktoi rigjenerimin e qelizave.”

“Ne [nuk] po e ngadalësojmë rënien – ne po shkojmë prapa në kohë,” tha Efrati.

Terapia e kryer tregoi se ndryshimet ishin ekuivalente me mënyrën se si trupat e pjesëmarrësve ishin në nivelin qelizor 25 vjet më parë.

Efrati ka studiuar se si të ndryshojë procesin e plakjes për një dekadë dhe drejton Klinikat Aviv në Florida.

Ky studim, tha ai, është prova e parë që baza qelizore për procesin e plakjes mund të përmbyset, duke shtuar se “jep shpresë dhe hap derën për shumë shkencëtarë të rinj për të synuar që ta shndërrojë plakjen në një sëmundje të rekuperueshme.