Njihuni me nipin e Kim Jong-Un i cili po mbrohet nga CIA
Transmetuar më 23-11-2020, 22:09

Nipi i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un është marrë në mbrojtje nga CIA.

Kim Han-sol është djali i gjysmë-vëllait të diktatorit, Kim Jong-nam, i cili u vra me urdhër të udhëheqësit të Koresë së Veriut në 2017.

Sipas mediave të huaja, 25-vjeçari, i cili është dëbuar nga vendi po fshihet, pasi u dorëzua në shërbimet e inteligjencës amerikane.

Grupi i disidentëve “Free Joseon” kanë ndihmuar nipin e Kim të arratiset nga Koreja e Veriut që kur babai i tij u vra nga një sulm me agjent nervor.

Kim Han-sol thuhet bën një jetë shumë luksoze dhe shpesh është parë duke veshur rroba të markave të njohura.