Covid-19 i merr jetën gazetarit shqiptar në Maqedoninë e Veriut
Transmetuar më 23-11-2020, 21:46

Ndërron jetë gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Refik Zenku.

Gazetari nga Kërçova ka ndërruar jetë sot në orët e pasditës si pasojë e Covid-19.

Gazetari ishte infektuar me virus, në pjesën e dytë të muajit tetor dhe për katër javë ka qenë në gjendje kome.

I ndjeri më herët ka vuajtur nga një sëmundje në mushkëri.

Gazetari Refik Zenku ka qenë gazetar në disa media vendase./noa.al/