Transmetuar më 23-11-2020, 21:12

Qeveria greke do të kompensojë familjen e shqiptarit Nikola Todi, pasi ai u vra aksidentalisht në vitin 2010, pas një përplasje mes policisë greke me një të burgosur, i cili ishte arratisur nga burgu i Larisa.

Shteti grek ka vendosur të kompensojë me 410 mijë euro familjen e shqiptarit.

Lidhur me ngjarjen, Nikola Todi, zbriti nga kamioni i tij jashtë një depoje hidraulike për të marrë disa materiale.  Ai u ndalua nga një i arratisur nga burgu, i cili po ndiqej nga policia.

Ai dhe bashkëpunëtori i tij u përpoqën të shpëtonin në këmbë. Por policia hapi zjarr duke qëlluar mbi ta.

Policia filloi të qëllonte në drejtim të tyre, por fatkeqësisht katër plumba i morën jetën hidraulikut 25-vjeçar. Shkaku i vdekjes ishte “dëmtimet në kokë, gjoks, bark dhe legen me plagë me armë zjarri”.

Si pasojë e ngjarjes dy oficerë policie u dënuan me një vit burg, me një pezullim tre vjeçar, për vrasje nga pakujdesia, të cilët u gjetën fajtorë për mos kontrollimin nëse kishte rrezik për sigurinë e qytetarëve nga shkëmbimi i armëve.

Gjykata Administrative e Athinës i dha me interes prej 6%, nga shërbimi i procesit gjyqësor, gruas së 25-vjeçarit, një shumë prej 100 mijë eurosh, për fëmijën e tij të mitur u dhanë 80 mijë euro, ndërsa dëmshpërblimi për viktimën 80,000 euro, motrës së tij iu dhanë 50,000 euro dhe prindërve të tij 20,000 euro./a.m/NOA.al