Transmetuar më 23-11-2020, 20:27

Mbrojtësi i klubit anglez Preston, Darnell Fisher, që militon në "Championship", është bërë viral pasi ngacmoi një kundërshtar, duke e prekur në pjesën intime gjatë një aksioni. Prestoni mundi Sheffield Wednesday 1-0 në kuadër të Championship falë një goli të shënuar nga Tom Barkhuizen në minutën e 48-të.

Megjithatë, vëmendjen e rrëmbeu mbrojtësi i vendasve, Fisher, me gjestin e tij ndaj kundërshtarit Callum Paterson.

Mbrojtësi i djathtë 26-vjeçar me gjestin e tij kujton rastin e para disa vitesh kur Paul Gascoigne bëri të njëjtën gjë ndaj Vinnie Jones, duke prekur pjesët intime të skocezit.

Por, kjo nuk ishte hera e parë për Fisher që bën një gjë të tillë pasi në të kaluarën kishte ngacmuar edhe një kundërshtar tjetër.

Më poshtë pamjet: