Transmetuar më 23-11-2020, 19:59

Gjatë pandemisë duhet të ushqehemi shëndetshëm në mënyrë që të rrisim sa më shumë imunitetin, për të parandaluar infektimin nga COVID-19 apo edhe virozat e tjera.

Një studim i fundit nga Instituti Kombëtar i Ushqimit (IKU) na tregon se konsumimi i drithërave, karbohidrateve të mira, proteinave na parandalon infektimin nga viruset.

Ja rregullat bazë që duhet të ndiqni:

Shmangni ushqimet e konservuara, pasi ato kanë në masa të mëdha kripe dhe sheqeri.

Mos konsumoni ushqime të konservuara që kanë në përbërje shurup misri, fruktozë, vaj palme etj

Kini kujdes nga produktet që ju bëjnë alergjik

Blini ushqime sa më të freskëta dhe të stinës

Shmangni ushqimet e skuqura

Përdorni sa më shumë perime të stinës dhe gatuajini në avull ose të pjekura (jo të skuqura)

Dieta e shëndetshme ushqimore është çelësi  ju ndihmon të parandaloni të gjitha sëmundjet.

/S. H   /NOA.al