Transmetuar më 23-11-2020, 19:50

Sot u rregjistrua numri më i lartë i vdekjeve në vendin tonë, ndëra rastet e infeksioneve janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u bën apel ndaj qytetarëve që të marrin përgjegjësi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Ajo thotë se pavarësisht masave, përhapja e virusit nuk parandalohet në spitale. “Atë e ka në dorë gjithsecili prej jush”.

Postimi i Manastirliut:

Sot Shqipëria shënoi numrin më të lartë ditor të viktimave nga Covid-19. Një fakt që reflekton shtimin e numrit të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit. Sot më shumë se kurrë, gjithësecili prej nesh duhet të marrë përgjegjësinë, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Armët që ka sot e gjithë bota janë zbatimi i tre rregullave:

#MASKA, #DISTANCA, #HIGJIENA. A po i zbatojmë ato, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur njerëzit e dashur dhe për të treguar solidaritetin me autoritetet shëndetësore, në këtë luftë të paprecedentë për jetën? Pyeteni veten ju lutem, çdo herë që dilni nga shtëpia: A jam duke i përdorur këto armë? Shkujdesja, shpërfillja dhe mohimi janë aleatët më të mirë të Covid-19.

Sot është dita kur duhet të peshojmë mirë çdo veprim tonin, për të mos i hapur rrugë virusit të rrezikshëm, për të mos e lejuar të na dëmtojë njerëzit e dashur. Ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin që mundemi, duke mos kursyer asgjë nga kapacitetet tona, të cilat siç e dini, nuk janë të pafundme. Por siç e kam përsëritur me dhjetëra herë: Përhapja e virusit nuk parandalohet në spitale. Atë e ka në dorë gjithësecili prej jush!/a.m/NOA.al