Transmetuar më 23-11-2020, 19:14

Bota në të cilën jetojmë është një vend mahnitës.

Nëse ndalojmë t’i marrim gjërat si të mirëqena dhe lejojmë që shqisat tona të perceptojnë bukurinë përreth nesh, do të ishim më shumë se mirënjohës!

Megjithatë, janë artistët ata që tërheqin vëmendjen tonë për shkëlqimin e natyrës.

Fotoja mahnitëse e një hëne të plotë që kalon përmes një harku shkëmbor të realizuar nga një fotograf i talentuar i natyrës është një tjetër provë e kësaj!

Zack Cooley kapi pamjen e mrekullueshme në Arches National Park, Utah, më 28 tetor.

Në fotot e tij, ju mund të shihni hënën e plotë që kalon nëpër harkun e shkëmbit, që i ngjan një syri të madh dhe misterioz, duke vështruar me zemërim te shikuesi.

Pas muajsh planifikimi, Zach Cooley kapi këtë pamje të mahnitshme në momentin perfekt në Parkun Kombëtar Arches në Utah në fund të Tetorit.

Zach tha:

“Planifikimi për këtë shkrepje ishte i vështirë dhe filloi disa muaj më parë. Pavarësisht referimit të kryqëzuar të pozicionit të hënës në shumë aplikacione, nuk ka asgjë afër një garancie se do të jeni në vendin e duhur, vetëm disa hapa në drejtimin e gabuar dhe nuk do të arrija qëllimin”.

“Unë kurrë nuk kisha qenë aq nervoz për një foto sa afrohej momenti dhe asnjëherë më i lumtur me rezultatin e planifikimit ndërsa hëna u shfaq aty ku unë shpresoja dhe kaloja në mënyrë të përsosur nëpër hark”.

Është vërtet një kryevepër! Fotoja e rrallë e hënës e përshtatur nga harku i shkëmbit është bërë virale.

/S. H   /NOA.al