Transmetuar më 23-11-2020, 19:02

Mbetet shqetësuese situata Covid-19, në vendet fqinje, Itali, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, edhe përgjatë 24 orëve të fundit.

Itali

Të dhënat nga buletini pandemik Covid-19 për 23 nëntor janë sërish alarmante.

Sot në Itali u raportuan 22.930 raste të reja me Covid.

Janë rregjistruar po ashtu 630 viktima, në ditën e fundit.

Mbi 50,000 viktima rregjistrohen që nga fillimi i epidemisë. Për herë të parë, rastet pozitive zvogëlohen. Shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme në 15%.

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, janë infektuar të paktën 1,431,795 njerëz (+ 22,930  krahasuar me dje, + 1,6%; +28,337), të cilët kanë kontraktuar virusin Sars-CoV-2.

Italia kaloi nga pozicioni i nëntë në të tetë për rastet totale globalisht, pas Mbretërisë së Bashkuar, pasi kaloi Argjentinën, siç tregohet nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Maqedonia e Veriut   

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, në njoftimin e saj lajmëroi se ka në humbur jetën 35 persona, teksa rastet e reja janë 387.

Numri i ulët i të prekurve të rinj lidhet dhe me ato të testimeve, vetëm 1176.

Po ashtu janë shëruar edhe 528 persona.

Qytetet më të prekura mbeten Shkupi me 174 raste dhe Gostivari me 56 infeksione ditore.

Greqia

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1388 raste të reja me Covid-19.

Kanë humbur jetën 84 persona.

“Përhapja e virusit është akoma e madhe në komunitet”, tha pasditen e sotme profesoresha, Vana Papaevangelou.

Ajo bëri të ditur se numri i pacientëve të intubuar është 549, një shifër problematike për vetë faktin e kapaciteteve spitalore. Megjithastë, mjekja tha se ka një tendencë në rënie të shifrave në dy ditët e fundit./a.m/NOA.al