Transmetuar më 23-11-2020, 18:16

Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi sot ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në postin e Zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Mimi Kodheli, e cila është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s, bëhet kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.

Ajo është gjithashtu debutete e PS-së, në Kuvendin e Shqipërisë.

Në mandatin e parë të qeverisë Socialiste, Mimi Kodheli mbajti postin e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë./a.m/NOA.al