Transmetuar më 23-11-2020, 17:39

Pamjet që vijnë nga Kina janë një kaos i vërtetë. Mijëra njerëz të izoluar brenda aeroportit të Shangait dhe të ngjeshur si sardele.

Gjithçka erdhi pasi në aeroport u bë një fushatë testimesh. Aty u zbuluan 2 persona të infektuar me Covid-19.

Kaq ishte e mjaftueshme që 17119 persona të futen në karantinë dhe ti nënshtrohen tamponit.

Situata ka precipituar në pakënaqësi njerëzish, më së shumti udhëtarët. Ata kërkonin të vazhdonin në destinacionet e tyre.

Kina kishte vënën nën kontroll pandeminë, por rastet e reja dhe stina e dimrit kanë rikthyer frikën e shtimit të rasteve.

Deri tani, Kina ka regjistruar 86442 të infektuar në total, nga të cilët kanë humbur jetën 4634 persona, që nga zbulimi i virusit në qytetin e Wuhan-it.