Transmetuar më 23-11-2020, 17:35

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar për të gjithë ata që kanë aplikuar për vizë apo pasaportë, se duke filluar që sot, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është hapur sërish.

Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet.

Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht, por kjo mund të kërkojë disa javë.

Ambasada Gjermane: Sektori i vizave hapet sërish me kapacitet të kufizuar

Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pashaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve.

Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj./a.m/NOA.al