Transmetuar më 23-11-2020, 16:33

Një delegacion nga Beogradi që udhëhiqej nga nënkryetari i bashkisë, Goran Vesiç, u ndalua sot rreth orës 09:30 në Jarinje nga Policia e Kosovës.

Vesiç dhe delegacioni i tij nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë, duke treguar se ai u ndalua nga dy xhipa me policë të armatosur.

Vesiç është lajmëruar në kufi se hyrja e tij është ndaluar me një vendim nga Qeveria e Kosovës, me arsyetimin se ardhja e tij në Kosovë përfaqëson një rrezik për sigurinë e vendit.

Goran Vesiç tha për Programin e Parë të Radio Beogradit se ai e sheh ndalimin e hyrjes së tij si një vendim kundër Beogradit, dhe jo kundër tij personalisht.

Vesië zbuloi se delegacioni i Beogradit po vinte në Kosovë për të nënshkruar një statut për binjakëzim me komunën e Mitrovicës së Veriut.

Sipas tij, me vendimin e sotëm, autoritetet e Prishtinës kanë treguar se nuk duan që fëmijët në Kosovë të kenë një park lojërash dhe se refugjatët nuk kanë të drejtë për apartamente.

Pas ndalimit të tij ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në deklaratën e kësaj zyre thuhet se ndalimi i Vesiç dhe bashkëpunëtorëve të tij shprehet demonstrimi më i hapur i vullnetit të Prishtinës për të kontribuar në krijimin e marrëdhënieve normale ndëretnike dhe klimës sociale.

/S. H   /NOA.al