Transmetuar më 23-11-2020, 16:24

Një nga liderët e parë antikomunistë në Shqipëri, Bashkim Kopliku, është përcjellë sot në banesën e fundit pasi nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19.

Familjarë, miq, të afërm dhe personalitete shqiptare i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Bashkim Komplikut, në një ceremoni të mbajtur në ambient të hapur, në qytetin e tij, Durrës.

Një nga liderët e parë antikomunistë në Shqipëri, i cili mbajti edhe postin e zvkryeministrit në fillimet e demokracisë, Bashkim Kopliku nuk mundi dot të fitonte dot betejën me COVID-19.

Vajza e tij, që gjithashtu u prek nga COVID-19 teksa ka falënderuar të pranishmit nuk e ka mbajtur dot veten duke shpërthyer në lot.

Por nuk kanë munguar dhe akuzat e saj ndaj shtetit.

Ajo tha se i ati nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit.

“E pabesueshme për të gjithë. Për ju ishte Bashkim Kopliku për mua ishte im atë. Sa i drejtë që ishte, sa shumë bënte për gjithë njerëzit. Nuk vdiq nga COVID-19, por nga pakujdesia e shtetit. Ndërroi jetë pasi nuk kishte oksigjen. Vdiq kur po e dërgonim në avion në Itali për kurim më të specializuar”, tha vajza e Bashkim Koplikut.

Kopliku në verën e largët të vitit 1991 u zgjodh Zv/Kryeministër dhe ishte ninistër i Brendshëm në qeverinë e parë demokratike, në ‘92./a.m/NOA.al