Transmetuar më 23-11-2020, 15:51

Dezinfektantët kanë gjetur përdorim më shumë se asnjëherë më parë në këto muaj të pandemisë.

Krahas duarve, të shumtë janë ata të cilët dezinfektojnë edhe sipërfaqet e vendeve të punës.

Por a duhet bërë diçka e tillë? Sipas një artikulli në New York Times, kjo është e panevojshme pasi në shumicën e rasteve virusi qëndron në ajër.

Në fillim të pandemisë iu dha shumë hapësirë mënyrave të dezinfektimit të ndërtesave bazuar edhe në rekomandimet e OBSH-së, por prej muajit Korrik pas një studimi të botuar në revistën Lancet nënvizohej se numri i personave të infektuar në këtë mënyrë ishte tejet i ulët në krahasim me ata që e merrnin virusin nëpërmjet ajrit të ndotur.

Është e vërteë që v0irusi mund të qëndrojë për disa ditë në sipërfaqe plastike apo çeliku, por sa më gjatë që kalon, aq më shumë ngarkesa virale zvogëlohet derisa zhduket dhe rreziku i infeksionit është i ulet.

Kështu që, mjafton vetëm dezinfektimi i duarve. /k.k/noa.al/