Transmetuar më 23-11-2020, 14:48

Një burrë ka shpëtuar qenin e tij pak përpara se të përfundonte në stomakun e një krokodili.

Ngjarja është raportuar në Florida të Shteteve të Bashkuara, teksa janë publikuar edhe disa imazhe.

Richard Wilbanks, po shëtiste qenin e tij kur një krokodil doli nga uji dhe e rrëmbeu.

Sapo ka parë këtë skenë 74-vjeçari veproi menjëherë duke u hedhur në ujë deri sa arriti të kapë krokodilin, dhe shpëtoi qenin.

“Sapo ishim duke ecur pranë pellgut dhe aligatori doli nga uji si një raketë. Unë kurrë nuk kam menduar se një aligator mund të jetë aq i shpejtë. Ishte kaq e shpejtë ”, tha ai për CNN. /k.k/noa.al/