Transmetuar më 23-11-2020, 14:06

Operacioni Forca e Ligjit ka "zbarkuar" sot në 3 qytete, Tiranë, Tepelenë dhe Gjirokastër, duke i kërkuar llogari për pasurinë 5 personave të dënuar. Bëhet fjalë per shtetasit Bledar Hasani, Selam Qëndro, Memo Lila, Sadik Hazizi dhe Gentian Çani.

Sipas policisë, këta persona, si subjekt të Ligjit Special, duhet t’iu përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Më konkretisht

Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

Selam Qëndro banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila  banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sadik Hazizi banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Gentian Çani banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”. /e.a/noa.al/