Transmetuar më 23-11-2020, 12:58

Një operacion i madh anti-drogë i karabinierëve në Katania, ka sjellë arrestimin e 101 personave, të cilët akuzohen për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Por ai që bie në sy, është emri i koduar i operacionit policor, që u quajt "Skanderbeg". Dyshohet se personat e arrestuar, kanë lidhje me Lorenzo Michele Schillacin, një prej liderëve të rinj të organizatës mafioze "Cosa Nostra", i cili identifikohej me heroin shqiptar të viteve 1400, Skënderbeun.

Rreth 500 oficerë morën pjesë në këtë aksion që filloi para agimit, duke "çmontuar" 12 sheshe të tregtimit të drogës në San Giovanni Galermo, midis Egadi, Capo Passero, Pantelleria dhe Ustica, bastion historik i trafikut dhe shitjeve të drogës.

Të arrestuarit akuzohen për krijim të organizatës mafioze, krijim të grupit kriminal, që synon trafikimin dhe shitjen e drogës e armëmbajtje pa leje. /e.a/noa.al/