Festë klandestine në Paris, qindra të rinj kërcejnë pa maska
Transmetuar më 23-11-2020, 12:03

"Dua të jem i lirë". Ky është emri i një feste klandestine të organizuar të shtunën në 21 nëntor në një zonë rezidenciale të Parisit.

Pavarësisht nga koronavirusi, rreth 300 të rinj – shumica pa maska ​​- u mblodhën për të kërcyer dhe për t’u argëtuar, duke injoruar të gjitha rregullat  shëndetësore në fuqi. Biletat për këtë ngjarje u shitën për 15 euro përmes një platforme ‘online’. Adresa e vendit u komunikua me email në minutën e fundit.

Siç raportohet nga "Le Figaro", udhëzimet për të marrë pjesë në ngjarje ishin shumë të rrepta: mbërritja të jetë e kujdesshme, vetëm ose në grupe të vogla, midis orës 20 dhe 21, me biletën në dorë. Vendi, një hangar i braktisur, disa hapa larg një linje të vjetër hekurudhore, që është shndërruar në një disko: drita neoni në zonë, një kat vallëzimi dhe një skenë për DJ.

Por tani, organizatorët do të përballen me një gjobë prej 15 mijë eurosh dhe një vit burg për "rrezikimin e jetës së të tjerëve". "Të rinjtë nuk kanë më hapësirë ​​për të qenë së bashku", tha njëri prej tyre, duke shpjeguar arsyen e festës.

"Kur vijmë në këtë lloj feste, ne e dimë që rrezikojmë të takojmë dikë që ka koronavirus. Na takon neve të marrim përgjegjësi," tha një i pranishëm. /e.a/noa.al/