Transmetuar më 23-11-2020, 10:38

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të shtyjë rihapjen e universiteteve duke njoftuar sot se deri tani nuk ka një vendim të dytë për rikthimin e studentëve në auditorë. Në këto kushte, studentët do të vijojnë mësimin online.

Ermira Racakolli, kryetare e KTE, tha: "Komiteti mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës do të vazhdojë online". Ajo që ne vazhdojmë të themi me forcë, është se beteja me Covidin nuk është spitalore, por betejë territori dhe është betejë e të gjithëve. Vetëm nëse do të zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë. Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkretë dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë".

Ndërsa sa i takon një mbylljeje të mundshme të arsimit parauniversitar, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se nuk ka ndonjë ndryshim, duke shtuar se nëse shifrat do të ndryshojnë do të marrim një vendim".

PyetjeA jeni duke diskutuar në lidhje me një mbyllje të përkohshme të sistemit parauniversitar?

“Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën, që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të shifrave. Ajo që Komiteti vlerëson është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve. Në shifrat që ne jemi tani, ka një rritje. Nuk e diskutojmë për momentin sot, por është një gjë që ne e ndjekim. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë…".

Si kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ajo shtoi se qytetarët duhet të kufizojnë ceremonitë familjare, aktivitetet ekonomike dhe artistike: "Janë gjëra të thjeshta, por shpëtimtare. Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e sigurisë". /e.a/no.al/