Hipën mbi makinë për të përshëndetur nënën e sëmurë me Covid
Transmetuar më 23-11-2020, 09:13

Një grua qëndroi me orë të tëra mbi makinën e saj me shpresën se do të përshëndeste nënën e saj të shtruar në spital për Covid. Ngjarja ka ndodhur në Komo, para spitalit "Valuce", në Itali.

Skena u filmua nga një banor dhe u shpërnda në rrjetet sociale. "Një vajzë që përpiqej  të përshëndeste nënën e saj këtë mëngjes, – lexohej në postim. – Ajo ishte e dëshpëruar, sepse nuk mund ta shihte, por vijoi të qëndrojë mbi makinë pa u dorëzuar".

Salvatore Amura, njeriu që bëri foton, shpjegoi më pas se skena të tilla janë mjaft të shpeshta në spitale, kryesisht për shkak të pamundësisë që pacientët me Covid të marrin vizita në spital: "Ndodh shpesh të shohësh familjen dhe miqtë që përpiqen të përshëndesin të afërmit e tyre, kjo i bën ata të ndiejnë një afërsi dhe praninë e të dashurve të tyre. Në rrugë qëndrojnë edhe për orë të tëra shumë njerëz". /e.a/noa.al/