Joe Biden zgjedh Sekretarin e ri Amerikan të Shtetit
Transmetuar më 23-11-2020, 08:27

Joe Biden ka zgjedhur Anthony Blinken si Sekretarin e ri Amerikan  të Shtetit. Ai që do të jetë përgjegjës për rifillimin e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare pas epokës "së zjarrtë" të Donald Trumpit me Kontinentin e Vjetër.

Zëvendës Sekretari i Shtetit në vitet 2015 dhe 2017, kur DASH drejtohej nga John Kerry, ish këshilltar kryesor i sigurisë kombëtar në presidencën e Barak Obamas, ai bëri hapat e tij të parë në Departamentin e Shtetit në kohën e administratës së Bill Clinton. Pra, Blinken i njeh në mënyrë të përsosur dosjet kryesore.

Gjatë fushatës elektorale ai ishte këshilltari kryesor i kandidatit demokratik, i cili tani gjithashtu e zgjedh atë për të dërguar një sinjal të saktë: përparësia e administratës së re do të jetë marrëveshjet e reja dhe rindërtimi i aleancave me Europën. Mediat amerikane raportojnë se lajmi pritet të konfirmohet ditën e nesërme. /e.a/noa.al/