Fundi i makthit Covid-19, për herë të parë del data kur shuhet pandemia
Transmetuar më 23-11-2020, 01:50

Më në fund ka një datë të parashikuar për fundin e pandemisë COVID-19. Në muajin maj të vitit të ardhshëm pritet që kjo situatë të marrë fund.

Arsyet pse në maj do të shuhet pandemia, janë tre. Së pari shtimi drastik i infektimit të njerëzve, ka bërë që virusi të depërtojë tek një pjesë e madhe e popullatës.

Deri tani janë rreth 60 milionë të infektuar që janë evidentuar zyrtarisht si pozitivë me koronavirus, përmes tamponëve.

Por thuajse të gjithë ekspertët bashkohen në mendimin se kjo shifër në të vërtetë është shumë herë më e lartë. Sipas tyre, deri tani është infektuar të paktën 10 deri 20 për qind e popullsisë së botës e ndoshta edhe më shumë.

Muajt e dimrit janë të vështirë dhe numri i të infektuarve po sheh vetëm rritje. Ndaj deri në maj, mund të realizohet imuniteti i tufës edhe pse ndoshta jo në nivelin 60 për qind.

Nga ana tjetër, vaksina që pritet të shpërndahet në dhjetor, do të imunizuar miliona njerëz të tjerë.

Në këtë mënyrë virusi do ta ulë drastikisht vitulencën e tij sepse do ta ketë më të vështirë që të gjejë trupa për të depërtuar.

Këto argumente i pohoi të dielën edhe këshilltari i programit të vaksinave të Shtëpisë së Bardhë.

Ai parashikoi që jeta në Shtetet e Bashkuara Amerikës pritet të kthehet në normalitet rreth majit të vitit 2021.

Moncef Slaoui, është këshilltari kryesor shkencor i programit të qeverisë amerikane për zhvillimin dhe shpërndarjen e vaksinave Operation Warp Speed.

Ky operacion përfshin ushtrinë dhe sektorin privat si dhe ekspertë të shëndetit qeveritar.

Z.Slaoui, tha se vaksina nis të injektohet tek amerikanët në dhjetor. Ai theksoi se nëse shpërndarja e vaksinimit dhe plani i imunizimit shkon mirë, mjaft amerikanë duhet të vaksinohen deri në “maj ose diçka të ngjashme” të vitit 2021 për të lejuar që jeta të kthehet në normalitet.

Dhe në kushtet kur maji shihet si datë fundi pandemie për SHBA që është më e goditura nga Covid-19, pjesa tjetër e botës mund të përballet ose me një shpëtim më të shpejtë përmes vaksinës, ose me një vonesë të shtuar për shkak të numrit më të ulët të infektimeve krahasuar me SHBA. /noa.a/