Transmetuar më 22-11-2020, 22:22

OBSH: "Evropa nëse nuk vepron në mënyrën e duhur pritet të vijë një valë e tretë pandemie në fillim të vitit 2021". I dërguari special David Nabarro kritik me qeveritë evropiane: Nuk siguruan infrakstrukturën e duhur pas valës së parë

I dërguari special David Nabarro ka qenë kritik me qeveritë evropiane. Sipas të dërguarit të OBSH që citon sot noa.al, qeveritë evropiane nuk siguruan infrakstrukturën e duhur pas valës së parë.

OBSH paralajmëron Evropën se nëse nuk e pajis veten mirë, do të ketë një valë të tretë të pandemisë në fillim të vitit 2021.

David Nabarro, i dërguari special i OBSH-së, në një intervistë për gazetat zvicerane akuzon qeveritë evropiane se nuk kanë realizuar "infrastrukturën e nevojshme gjatë verës, pas valës së parë".

Dhe nëse nuk e bëjnë tani, "ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm".

Nabarro vlerësoi reagimin ndaj pandemisë në vendet aziatike, si Koreja e Jugut, që kanë vepruar si duhet.

Nabarro, theksoi se në Azi «njerëzit miratojnë çdo sjellje që e bëjnë të vështirë virusin të qarkullojë. Ata mbajnë distancën e duhur, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, mbrojnë grupet më të prekshme".

Ata gjithashtu nuk i liruan kufizimet para kohe. Ndërsa në Evropë infeksionet janë në rritje përsëri.

Për të lehtësuar kufizimet, sipas korrespodentit të OBSH-së, "duhet të presim derisa numrat të jenë të ulët dhe të mbeten të ulëta", raporton noa.al.

Dhe duke folur për Zvicrën, ai kritikoi vendimin për të rihapur pistat e skive, të cilat mund të çojnë në "një nivel shumë të lartë të infeksioneve dhe viktimave". /a.k/noa.al/