Transmetuar më 22-11-2020, 18:48

Rreth 20 persona janë kthyer pas në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Mësohet se ata janë punëtorë sezonalë në vendin fqinj, të cilët i janë nënshtruar testit nëse janë prekur nga virusi.

Në fakt njëri prej tyre rezultoi pozitiv, dhe autoritetet u detyruan të kthenin pas të gjithë personat pasi prej disa orësh kishin qëndruar të gjithë në autobus.

Po ashtu raportohet se personi që rezultoi i prekur, kishte edhe certifikatën që tregonte se kishte bërë një test në Shqipëri, në të cilin thuhej se ishte negativ.

Një ditë më parë, 40 punëtorë sezonalë u kthyen mbrapsht po në Kakavijë, pasi njëri prej tyre rezultoi i infektuar me Covid-19. /k.k/noa.al/