Transmetuar më 22-11-2020, 17:38

Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Lindita, e cila i ka bërë një surprizë burrit të saj i cili ka qenë i birësuar.

Ajo e ka ftuar në studio dhe me ndihmën e emisionit, i ka gjetur motrat nga babai. Njëra prej tyre që jeton në Volo të Greqisë ka folur me Skype në emision dhe ka treguar historinë e dhimbshme që ajo e kishte mësuar vetëm në vititn 2018 që kishte një vëlla tjetër.

Më pas ai për herë të parë pas 48 vitesh u njoh me nënën biologjike, teksa kjo e fundit tha se e ka kërkuar vazhdimisht djalin, por më kot.

Ajo e kishte lënë vetëm 3 muajsh, dhe njerëzit e ish-burrit e kishin dërguar në jetimore.

Fatmiri e priti me emocione këtë moment të takimit me nënën. /k.k/noa.al/