Në 22-vjetorin e Kushtetutës, Meta: Legjitimiteti i institucioneve, kthehet në referendumin e 25 prillit
Transmetuar më 22-11-2020, 17:22

22 vite pas miratimit të Kushtetutës, në referendumin e 22 nëntorit 1998, Presidenti Ilir Meta thotë se vendi sot ndodhet me institucione të palegjitimuara.

Në Facebook, kreu i shtetit shkruan se ky legjitimitet do të rikthehet në atë që e konsideron referendum të 25 prillit, data e zgjedhjeve parlamentare.

“Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.

Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, shkruan Meta. /k.k/noa.al/