Transmetuar më 22-11-2020, 13:53

"Rusia është e gatshme të punojë me presidentin, për të cilin populli amerikan ka vendosur besimin e tij", por tani për tani "ne nuk po përgëzojmë askënd për fitoren elektorale. Ne jemi duke pritur që problemet e brendshme politike të zgjidhen".

Kjo deklaratë e presidentit rus Vladimir Putin, ka lënë sërish në vendnumëro një afrimitet të mundshëm në të ardhmen me presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden.

Megjithatë, Putin është treguar i kujdesshëm, kur thotë  "Ne i respektojmë si Donald Trump, ashtu edhe Joe Biden," shtoi kreu i Kremlinit.

Në një intervistë për televizionin publik, "Russia 1", Putin tha: “Unë dua t’ju siguroj: nuk ka asnjë sfond – nuk ka rëndësi nëse na pëlqen dikush apo jo,  ne thjesht po presim fundin e konfrontimit të brendshëm politik”.

Presidenti rus shtoi se nuk ka probleme për Rusinë se kush fiton dhe se gjërat thjesht formale "duhet të bëhen në përputhje me praktikën e vendosur dhe anën ligjore të tyre".

"Nuk ka asnjë motiv të fshehur dhe asgjë që do të ishte e pazakontë, ose mund të jetë baza për rënien e mëtejshme të marrëdhënieve tona. Kjo është një anë thjesht formale e gjërave”, deklaroi kreu i shtetit rus. /e.a/noa.al/