Transmetuar më 22-11-2020, 09:36

Klerikët më të lartë në Serbi, po humbin jetën ditë pas dite nga Covid 19. Një nga peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske Serbe, Artemije Radosavljeviç ka vdekur në moshën 85-vjeçare nga COVID-19.

Siç raportojnë mediet serbe, ai po trajtohej për COVID-19 në spitalin e sëmundjeve infektive në Valjevë. Para Artemijes, betejën me COVID-19 e kanë humbur edhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije dhe më pas, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.

Kujtojmë se Artemije i cili ishte përgjegjës për Kosovën u zëvendësua nga Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe në vitin 2010 për shkak të keqmenaxhimit financiar të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit dhe në vitin 2015 ai u përjashtua nga kisha. Ai u zëvendësua nga peshkopi Teodisije. /e.a/noa.al/