Transmetuar më 22-11-2020, 09:14

Vijon debati dhe akuzat për numrin real të viktimave nga koronavirusi në vend. Një ditë pasi hodhi poshtë akuzat e kundërshtarit  të tij politik, kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën duke ndarë pamjet nga spitali i ri i fëmijëve në Durrës.  Rama thotë se opozita përdor të vdekurit në luftën e saj “qorre” për pushtet”.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje nga Spitali i ri i Fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që duam, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Mbrëmjen e së enjtes, kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se viktimat nga Covid janë më të larta se sa deklarohen nga qeveria, duke kërkuar hetim nga prokuroria.  /e.a/noa.al/