Transmetuar më 22-11-2020, 08:03

Arti shqiptar në zi. Regjisori i njohur shqiptar Muharrem Fejzo është shuar në moshën 87-vjeçare nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e ka dhënë djali i tij, Joe Fejzo me anë të një postimi në rrjete sociale.

"Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk mertiton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës"…

Ai lindi në Kolonjë në vitin 1933. Fejzo bëri praktikë si sufler në Teatrin Popullor në Tiranë dhe më pas kontribuoi si grimier në disa nga filmat e parë shqiptarë. Vite më vonë u bë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në qytetin e Kukësit.

Ai kreu Liceun Artistik për skulpturë në vitin 1954. Fillimisht nis punë si skenograf në operetat "Rusalka" dhe "Nusja e shitur".

Përpara se të realizonte filmin e tij të parë, “Montatorja” (1970), Fejzo punoi si asistent regjisor në dy filma artistikë, “Prita” (1968) të Mithat Fagut dhe “Njësiti Guerril” (1969) të Hysen Hakanit.

Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin “Kapedani”, komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.

Ka realiziar disa buste në Shqipëri, si atë të "Zonjës Çure" etj. Në vitin 1966 diplomohet për aktor dhe më tej si regjisor në Institutin e Lartë të Arteve.

Ka bërë regjinë e filmave më të rëndesishëm në kinematografinë tonë, si "Mësonjtorja", "Muri i gjallë", "Operacioni zjarri", "Pranverë e hidhur", "Mëngjese të reja". Mbante titullin "Naim Frashëri" dhe "Mjeshtër i madh". /e.a/noa.al/