Transmetuar më 22-11-2020, 07:47

"Pse Joe Biden po formon shpejt administratën e tij, kur hetuesit e mi kanë gjetur qindra mijëra vota të paligjshme të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin, në të paktën katër shtete dhe kështu ata të fitojnë zgjedhjet?".

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar në Twitter, duke shpresuar se "ligjvënësit dhe gjykatat kanë guximin të bëjnë atë që duhet bërë për të ruajtur integritetin e zgjedhjeve".

Trump pretendon se ka informacione të reja për manipulimin e zgjedhjeve në lidhje me votat në Xhorxhia, ndërsa vazhdon të pretendojë se ai fitoi zgjedhjet presidenciale.

Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij që ‘të qëndrojnë në rregull’, por nuk ofroi më shumë informacion mbi atë që ekipi i tij pretendon të ketë gjetur. Ai gjithashtu pretendon se mashtrime ka patur edhe në Miçigan. /e.a/noa.al/