Transmetuar më 21-11-2020, 19:20

Një histori e çuditshme na vjen nga Kazakistani, ku një i ri i dashuruar pas një kukulle seksi që ka blerë, planifikon martesë me të.

Ai thotë se pasi ka blerë kukullën e seksit jeta e tij ka ndryshuar përgjithmonë dhe për mirë.

I riu thotë se ndihet shumë mirë me të dhe se ajo nuk i shkakton stres si vajzat e tjera me të cilat ai ka qenë i lidhur.

Yori Tolochko është emri i të riut nga Kazakistani që do të martohet me kukullën e tij.

Madje ai e ka quajtur atë Margo dhe i ka hapur edhe një llogari në rrjetet sociale, ku poston vetëm foto në momente që ai i quan të bukura me Margon.

Ai shkon gjithashtu shkon edhe në restorante për darkë me Margon.

I vetmi problem që ai ka me Margon është se ajo nuk di të gatuajë, por këtë ai thotë se do e rregullojë dhe se nuk e ka shumë problem, pasi Margoja e ka bërë të lumtur në shumë gjëra të tjera./noa.al/