Transmetuar më 21-11-2020, 19:17

Piramida e Enver Hoxhës është përfshirë nga flakët e një zjarri mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 18:15, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku ka rënë zjarr në ambientet e Piramidës.

Paraprakisht raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /noa.al/