Ra në koma pasi e goditi gruaja me sqepar në kokë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 61-vjeçari. Çifti kishin bashkë 10 fëmijë
Transmetuar më 21-11-2020, 17:02

Llesh Deda, i goditur me sqepar në kokë nga gruaja disa ditë më parë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Mësohet se menjëherë pas ngjarjes dhe transportimit të tij në spital, Deda kaloi në gjendje kome nga plagët e marra. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sanxhak të Kurbinit.

Ngjarja:

Mësohet se gruaja, 58 vjeçe, Drane Deda është konfliktuar me bashkëshortin e saj Llesh Deda 61 vjeç dhe me pas e ka qëlluar me sqepar ne kokë. Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Burimet bëjnë të ditur se çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme, por sipas informacioneve nuk ka patur denoncime të mëparshme në polici për dhunë ne familje.

Ata kanë dhjetë fëmijë bashkë, por njihen si persona që kanë pasur konflikte.

/S. H   /NOA.al