Transmetuar më 21-11-2020, 16:22

Vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda ka fituar vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe fotot joshëse në rrjetet sociale.

Por deri tani, Ada Deda është munduar që jetën e saj sentimentale ta mbajë private. Së fundmi, modelja seksi ka vendosur të rrëfehet duke treguar se është në një lidhje dashurie, por vendosi të mbante të fshehtë identitetin djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e showbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm.

Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë. Nuk është xheloz, jo fare,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Glamour Zone”.

Si vajzë e një ish-deputeteje demokrate, Ada Deda pranoi se është ngacmuar edhe nga djemtë e socialiste por theksoi se e ëma e saj nuk pranon një mashkull që nuk është me bindje politike demokrate.

“Këto djemtë e famshëm mund të kenë krijuar lidhje, familjet e tyre pse të bëjmë lajme e ti prishim punë. Madje një çifti i famshëm, më kishte ngacmuar djali dhe mbas tre ditësh shikoj që më kishte bërë bllok dhe më mbajti për tre vite derisa u ndanë dhe më zhbllokoi. Normal që më kanë ngacmuar djemtë e socialistëve dhe PD, por mami thotë që duhet të futet duke bërë simbolin e PD, kështu që djemtë e socialistëve vizën,”– tregoi modelja.

Ajo tregoi edhe pagën më të lartë që ka marrë në karrierën e saj si modele, duke thënë se ka qenë rreth 2000 euro.

“Si çdo modele, kam marrë pagesë të ulët. E imja ka qenë 50 euro nga mosha 16-17 vjeçe. Ndërsa pagesa më e lartë ka qenë diku tek 1800-2000 euro,”- u shpreh Ada Deda.

Ndërsa rrëfeu momentin e sikletshëm me nënën e saj, pas një lajmi në media se “Ada Deda ishte zhdukur.”

“Mami është shumë mendjehapur. Kam një histori me mamin, për shkak të një lajmi në portal, isha rreth 17-vjeçe. Unë kisha mbyllur Instagram-in dhe u bë lajm ‘Zhduket vajza e deputetes’. Mami ishte në një mbledhje në Bajram Curr dhe po kthehej në Tiranë, e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë se i vinin keq për ngjarjen, ndërkohë që mami i kishte thënë “Çfarë ka ndodhur” dhe ata iu ishin përgjigjur “Është zhdukur Ada”.  Më merr në telefon, por nuk hapa se nuk e kisha parë. Merr motrën, as ajo. Merr vëllain dhe i thotë që jam në shtëpi. Mami i thotë: ‘Thuaj Adës, veç mos ardhsha’,”- tha modelja

/S. H   /NOA.al