Transmetuar më 21-11-2020, 16:04

Traileri zyrtar i filmit të ardhshëm të animuar “Tom And Jerry” u publikua, ndërsa do të vijë këtë herë ndryshe për fansat.

Pjesë e filmit do të jetë edhe aktorja e famshme, Grace Moretz, që do të futet në mes të grindjes së rivalëve të vjetër.

Ndërsa fillon punën e re si planifikuese martesash, karakteri i saj, Kayla, punëson Tomin për të hequr qafe miun, të cilin kurrë nuk ka qenë në gjendje ta shfarosë në të kaluarën.

Pavarësisht ngacmimit fillestar të filmit, se mes tyre mund të jetë formuar një armëpushim, në fakt “lufta” thjeshtë sa do të ndryshojë vendin e betejës, duke u zhvendosur në një hotel në New York City.

‘Pas një jete të qenit armiqtë më të famshëm në botë, Tom & Jerry janë gati të fillojnë nga e para në qytetin e madh,’ tha regjisori i filmit.

/S. H   /NOA.al