Transmetuar më 21-11-2020, 14:33

Megjithëse të ndarë prej kohësh, reperi Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda Zeka kanë ruajtur raporte të mira së bashku.

Ata takohen shpesh për hir të të voglit të tyre Roan dhe kujdesen që ai të mos ndjejë mungesën e vëmendjes apo dashurinë e asnjërit prej prindërve të tij.

Sot, familja e tyre e bukur e kanë pritur bashkë fundjavën, duke shijuar dëborën e parë të këtij viti.

Si Majk, ashtu edhe Majlinda, kanë ndarë në InstaStory foto nga i njëjti vend, ndërsa kjo e fundit ka publikuar edhe foto të Roanit.

I vogli ka pozuar i buzëqeshur në dëborë dhe duket shumë i lumtur në praninë e dy prindërve të tij.

Së fundmi, Majk u bë kryefjala e mediave pasi u aludua për nisjen e një romance të re me miss-in Blerta Veseli.

Por, ai rrëfeu të gjitha të vërtetat, duke mohuar kështu edhe lidhjen e tyre të shumëpërfolur.

/S. H   /NOA.al