Transmetuar më 21-11-2020, 13:41

Ish-deputeti socialist i cili ka krijuar partinë e re “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, infektohet me Covid-19.

Raportohet se është infektuar dhe bashkëshortja e tij, Brixhida Kokëdhima.

Politikani dhe biznesmeni i njohur pas marrjes së analizave ka rezultuar pozitiv. Por më pas pozitive ka dalë edhe gruaja e tij.

Gjendja shëndetësore e tyre nuk dihet ende.

Mësohet se po iu nënshtrohen analizave edhe persona të tjerë në familje dhe më gjerë, që kanë pasur kontakte të afërta me Koço Kokëdhimën dhe bashkëshorten e tij./a.m/NOA.al