Transmetuar më 21-11-2020, 11:37

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar mbi debatet e fundit që po bëhen në vendin tonë, ku opozita ka hedhur akuza se po fshihen vdekjet reale nga Covid në Shqipëri.

Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin kurrë besimin te puna dhe përkushtimi i tyre.

“Ju duam ndaj dhe jemi aty për ju në çdo kohë….Së bashku do ja dalim mbanë edhe në këtë sfidë të përballjes me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever”, shkruan mjeku i njohur.

Sipas Kalos, “gojët e liga dhe mendjet e errëta të militantëve partiakë” nuk do ta përbaltin kurrë heroizmin dhe punën e mjekëve në këto muaj të sakrificës.

Reagimi i plotë i Tritan Kalos:

“KOHË KOVIDIANE….21.11.2020….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, është i nderuar dhe i priviligjuar të mbajë emrin e krijuesit të tij, Prof. Nikolla Dushnikut…Prej fillimit viteve 70-të kur u ngrit Spitali i Sëmundjeve Infektive nr 4, e deri më sot në të kanë shërbyer me dhjetra e dhjetra mjekë, të cilët duke ecur në gjurmët e Profesor Dushnikut e kanë ngritur edhe më lart emrin e këtij spitali, duke mjekuar e ndjekur me shumë e shumë kujdes me mijra e mijra të sëmurë dhe duke shpëtuar jetët e mijra prej tyre….

I njëjti shpirt i punës në ekip, dhe i njëjti përkushtim e profesionalizëm po përvijohet edhe sot në këtë Shërbim, të shpallur më 2013 si Shërbimi më i mirë Spitalor në Republikë, në përballjen tonë me “flamën mbarëbotërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

GOJËT E LIGA dhe MËNDJET e ERRËTA të GJILLOLLOGËVE militantë partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, NUKU do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë të dhjetra e dhjetra mantelbardhëve, infermjerëve, tekninicienëvë imazheristë, administrator, farmacistë, koordinatorë, barrelistë, shoferë, punonjës të ruajtjes së rendit….”. /a.m/NOA.al