Transmetuar më 21-11-2020, 11:19

Pronari i një lokali dhe kamarieri kanë rënë në prangat e policisë, pasi shisnin dhe pinin kokainë brenda lokalit.

Policia i arrestoi ata në një lokal te Komuna e Parisit në Tiranë.

Policia mësoi se në një lokal në rrugën "Haxhi Kika" shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar "Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :

– I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale "Prodhim dhe shitje narkotikëve" dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit). Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim./a.m/NOA.al