Transmetuar më 21-11-2020, 11:02

Ushtronte dhunë dhe kërcënonte për vrasje bashkëshorten, ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë, vihet në pranga 46-vjeçari.

Policia Dibër tha se pas informacioneve të marra se një shtetas ushtronte dhunë në familje, ka organizuar punën dhe pas ndërhyrjes së shpejtë e profesionale kanë bërë të mundur parandalimin dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik që shihni në foto dhe disa fishekë, më të cilën kishte kanosur për vrasje bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, "Dhunë në familje"./’a.m/NOA.al