Transmetuar më 21-11-2020, 10:22

Ndonëse me mbërritjen e stinës së ftohtë, gjendja po rëndohet kudo në botë, disa mendojnë se situata nuk është aq alarmante sa ç’e bëjnë autoritetet.

Kudo në botë qeveritë kanë marrë masa kufizuese për frenimin e pandemisë, por ka kritika se shpesh qeveritë i kanë ekzagjeruar pretendimet, pa asnjë bazë.

Reporteri Ross Clark i “Daily Mail”, analizon se në korrik, një raport i hartuar nga këshilltari i parë shkencor i qeverisë, Patrick Vallance vlerësonte se do të kishte 119,000 vdekje nëse një valë e dytë përkiste me gripin sezonal.

Aktualisht, kjo shifër është më pak se 54.200, thotë Vallance.

Ai vazhdon t’i mëshojë idesë se vala e dytë po bie në vend, nisur nga numri i infektimeve të reja ditore që është aktualisht 22.200 nga 24.430 që ishte përpara një jave. Ishte parashikuar që deri në mesin e tetorit, rastet ditore në Mbretërinë e Bashkuar të kapërcenin 50.000, por as që i jemi afruar asaj shifre thotë reporteri i cili ndoshta harron se vala e dytë nuk ka përfunduar.

Vallance pretendon se spitalet nuk e kanë arritur kapacitetin e tyre e madje thotë se në këto momente, vetëm 13% e shtretërve të spitaleve publike janë zënë nga pacientë me Covid-19.

Madje në artikullin e tij për të përditshmen e njohur thuhet se numri total i shtretërve të zënë është më i ulët sesa mesatarja e vitit që shkoi.

Vallance nuk e mohon që disa spitale janë nën presion, dhe mund t’i kenë të mbushura terapitë intensive, por kjo siç shton ai, nuk ndodh kudo.

Më tej Vallance pohon se viktimat janë përgjithësisht të moshuar, ndërsa insiston se shumica e atyre që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje të tjera.

Ekspertët ndërkohë thonë se izolimi po jep shenja se është duke funksionuar, pasi vërehet një ngadalësim i përhapjes së infeksionit.

Kështu duket është ulur si numri i rasteve të reja, ashtu edhe shtrimet në spital./a.m/NOA.al