“Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë për Profesoreshë Najadën”
Transmetuar më 21-11-2020, 10:02

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar sot publikisht në ditëlindjen e saj, mjeken Najada Çomo, e cila është në frontin e parë të punës, për përballimin e situatës Covid, në vend.

Në këtë periudhë të vështirë, mjekët tanë kanë më shumë nevojë për mbështetjen dhe përpkrahjen e shoqërisë, në përballimin e një prej situatave më të vështira që po kalon mbarë njerëzimi.

Urimi i ministres Manastirliu:

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.

Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.

Edhe 100 Prof. Najada!/a.m/NOA.al