Transmetuar më 21-11-2020, 09:27

Gazetari dhe moderatori i njohur Arian Çani tha se ishte në spitalin “Shefqet Ndroqi” pak ditë më parë, në të cilin trajtohen personat e infektuar me COVID.

Ai është shprehur se aty nuk kishte më vende të lira.

Gazetari theksoi se te spitali Covid 2 një pjesë e ambulancave me pacientë refuzoheshin për shkak të mbingarkesës.

Çani tha se sipas disa ‘zërave’, vendi do të mbyllet përsëri në datën 15 dhjetor.

“Dje isha tek Senatoriumi, nuk dola nga makina. Më thanë nuk ka vende dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve ishin futur tek urgjenca dhe të tjerët prisnin në ambulanca. Kishte ambulanca të tjera që refuzoheshin, dje ka qenë skandal”, u shpreh Çani.

“Mjeku kishte thënë ‘stop, mos më sillni më pacientë se nuk kam ku i fus’. Nuk ka nevojë për dëshmitarë, isha vet. Rama ka vendosur dhe tha s’ka më karantinë, apo do ta mbylli? Se thonë që në 15 dhjetor do mbyllemi prapë”, – theksoi Arian Çani, duke zbuluar se spitalet tonë po tejmbushjen, si dhe planin për një mbyllje të dytë të vendit tonë./a.m/NOA.al