Transmetuar më 21-11-2020, 09:07

Nga Bledi Mane

Ti je akoma në gjumë por doktoreshë Najada ende nuk ka fjetur.

Ti shikon ëndrra të bukura por doktoreshë Najada ballafaqohet me realitete të hidhura.

Ti nis ditën nga krevati yt i ngrohtë, doktoreshë Najada qëndron sipër krevatit të pacientit. Ti po planifikon të dalësh jashtë Tiranës për fundjavë, doktoreshë Najada po lufton të nxjerrë kolerën jashtë mushkërive të pacientit…

Sot ka ditëlindjen një prej heroinave të heshtura e modeste të mjekësisë shqiptare.

Sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn vdekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve.

Gëzuar doktoreshë Najada, gëzuar dhe faleminderit vetmohimit tuaj dhe gjithë bluzave të bardha!/a.m/NOA.al