Transmetuar më 20-11-2020, 23:52

Një ngjarje e rëndë  ka tronditur Gjermaninë.

Në një park në veri të Berlinit janë gjetur eshtrat e një viktime më 8 Nëntor.

Policia pas hetimeve arrestoi sot autorin e dyshuar, Stefan R. 41 vjeç, mësues matematike.

Ekspertët mjeko-ligjor arritën në konkluzionin pas gjetjes së trupit të dekompozuar, se eshtrat i përkisnin 44-vjeçarit, i cili u zhduk dy muaj më parë.

Autoritetet thanë se një kockë ishte komplet e shkëputur nga mishi, gjë që i bëri të dyshonin për krim kanibalist ndaj viktimës.

Viktima ishte një inxhinier elektrik, i cili pasi la apartamentin e tij pak përpara mesnatës së 5 Shtatorit, u raportua i zhdukur nga personat me të cilët ndante shtëpinë.

Mediat gjermane po krahasojnë këtë rast me atë të Armin Meiwes, gjermanit i cili në 2006 u dënua me burgim të përjetshëm për kanibalizëm.

Ai e takoi viktimën e tij në një grup virtual me njerëz të interesuar në kanibalizëm.

Më pas e filmoi vrasjen, dhe sipas hetimeve të prokurorisë, Meiwes 44 vjeç, vrau viktimën e tij, një 43-vjeçar, për kënaqësinë e tij seksuale.

Besohet se edhe 44-vjeçari është vrarë për po të njëjtin motiv. /a.m/NOA.al