Transmetuar më 20-11-2020, 23:21

Të premten e kaluar gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u publikua në media  rasti i familjes Zijai, në Gjirokastër të cilët kishin djalin e tyre të vogël Fabion me hidrocefali.

Mjekët u thanë prindërve të Fabios se djali duhet të operohej urgjentisht.

Familja e Fabios ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike.

Kryefamiljari, Ermali, herë gjente punë e herë jo, Ferideja, e ëma e Fabios, është e papunë. Familja ka katër fëmijë të mitur, më i vogli është 2 muajsh.

Fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi mblodhi paratë falë bujarisë së treguar nga shqiptarët, dhe operacioni i djaloshit u bë i mundur jashtë vendit.

Sot Fabio është shëndoshë e mire ndërsa ai mbahet nën kujdes nga mjekët pediatër. Me të dalë nga salla e operacioni mjeku pediatër i tha të ëmës së Fabios se djali është si kokrra e mollës!/a.m/NOA.al