Transmetuar më 20-11-2020, 22:16

Mësimi po bëhet gjithmonë e më i pamundur në shkollat ciklit parauniversitar në vend.

Raportohet se janë infektuar me koronavirus 5 mësues, roja i shkollës si dhe një sanitare, vetëm në një shkollë 9-vjeçare në Sarandë.

Kjo ka bërë që shkolla 9-vjeçare ‘9 Tetori’ në Sarandë të mbyllet përkohësisht.

Deri tani në këtë shkollë janë infektuar nga virusi Covid 19, plot 10 mësues, sanitaret dhe roja.

Po iu nënshtrohen analizave edhe personat, me të cilët kanë pasur kontaktet e fundit mësuesit.

Nxënësit do ta zhvillojnë mësimin online, ndërsa për rifillimin e procesit mësimor do të duhet të pritet një vendim i dytë.

Ditën e sotme u raportuan raste rekord të infektuarish dhe të pacientëve që humbën betejën me Covid.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 836 raste të reja me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht humbën jetën 15 persona./a.m/NOA.al