Transmetuar më 20-11-2020, 17:52

Disa persona janë plagosur në një sulm me thikë që ka ndodhur në pjesën perëndimore të Gjermanisë,  përkatësisht në qytetin Oberhausen, ku Focus Online bën të ditur se i dyshuari është arrestuar nga policia, shkruan Reuters.

Në anën tjetër Wesdeutsche Allgemeine Zeitung, shkruan se disa persona janë dërguar në spital me plagë të shkaktuara nga thika, madje gjendja e disa prej tyre është kritike, transmeton Telegrafi.

Policia deri më tani nuk ka dhënë detaje tjera apo motivin e sulmit – duke mos anashkaluar as identitetin e moshën e sulmuesit që ka përfunduar në pranga të policisë.

/S. H   /NOA.al